10:30 / E Hënë, 22 Nëntor 2021 / AR

Vdes në moshën 28 vjeçare aktori i njohur amerikan

Aktori i njohur, Joey Morgan, ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare. Kështu ka konfirmuar menaxheri i tij.

Aktori i cili njihet për rolin e tij në ‘Zombir Apocalypse’ vdiq papritmas, transmeton Indeksonline.

Joey Morgan ndërroi jetë të dielën herët në mëngjes. Ishte një tronditje dhe na shkatërroi të gjithë ne që e donim atë. Ai do të na mungojë shumë. Shpresojmë që të gjithë ta kuptojnë se sa e dhimbshme është kjo për të dashurit e tij dhe mund të respektojnë kufijtë dhe t’i lejojnë ata të pikëllohen në mënyrë private”, u shpreh menaxheri.

Se cili është shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar akoma./Indeksonline/