18:29 / E Martë, 07 Korrik 2020

Vdes në moshën 33 vjeçare ish-futbollisti i Juventusit

Giuseppe Rizza i cili bënte pjesë në kategorinë e të rinjve në skuadrën e bardhezinjve ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçare.

Futbollisti ishte shtruar në spital para disa javësh për shkak të një aneurizëm në tru.

Ai kishte dalë nga koma më 22 qershor dhe gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar.

Por në orët e fundit pati një përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore ku më pas erdhi dhe vdekja.

Shumë nga futbollistë të njohur shkruan në rrjete sociale për Giuseppen si Girogio Chiellini dhe Gianlugi Buffon.

Girogio Chiellini shkroi në Twitter: Ciao Peppino, do të na mungosh.

Ndërsa Buffon shkroi: Sonte është ndarë nga jeta Giusepper Rizza. Të gjitha ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët e tij.

Gjatë përvojës në bardh e zi, Rizza luajti edhe me Giovinco dhe Marchisio të cilët, menjëherë pas lajmit për shtrimin në spital i kanë qëndruar afër.

Mos i humb