14:43 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vdes në moshën 37-vjeçare ish-futbollisti shqiptar

Sporti shqiptar është në zi! Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta ish-mesfushori i ekipit të futbollit të Luftëtarit, Bashkim Gaxhaj.

Futbollisti i ndjerë ka luajtur me ekipin gjirokastrit gjatë viteve 2000-2013, ndërsa ndarja e tij nga jeta ndodhi në moshën 37-vjeçare.

Gaxhaj ka luajtur edhe në vitin 2013, kur Luftëtari drejtohej nga Nevil Dede në Kategorinë Superiore.

Mësohet se shkak për vdekjen e Gaxhajt, i cili lë pas dy fëmijë të vegjël, është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila vuante kohët e fundit.

Kanë qenë futbollistë të periudhës së tij, ata që kanë ndarë në rrjetet sociale mesazhe të shumta ngushëllimi.