10:17 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vdes në moshën 84-vjeçare komediani i njohur

Ka vdekur në moshën 84- vjeçare komediani i njohur Rip Taylor, lajmin e ka konfirmuar Harlan Bolli, i cili pohoi se Ripi ndërroi jetë të dielën në Beverly Hills, transmeton Indeksonline.

Shkaqet e vdekjes, ende nuk dihen dhe opsionet e ndonjë smundjeje eventuale janë lënë të lira.

Aktori ka qenë pjesë e shumë filmave si: “The Ed Sullivan Show”, “The Merv Griffin Show” e shumë shfaqje të ndryshme komike të viteve 60-të duke vazhduar deri në ditët e fundit të jetës me punë në fushën e aktrimit.

Ai njihet si një aktor mjaft i veçantë sa i përket stilit dhe paraqitjeve të tij publike. /Indeksonline/