14:52 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vdes në moshën 85 vjeçare nga kanceri i pankreasit, legjenda e modës që shpëtoi Chanel

Në moshën 85 vjeçare ka ndërruar jetë në Paris të Francës, stilsti i famshëm i modës Karl Lagerfeld, kanë konfirmuar burimet brenda Chanel.

Projektuesi gjerman kishte vuajtur nga kanceri i pankreasit dhe vdiq pasu u nxitua për në spital, tha një burim.

Drejtori artistik i Chanel ishte dukur gjithnjë e më i dobët në muajt e fundit dhe nuk kishte dalë në shfaqjen stilistike të modës së Chanel në Paris, që ishte mbajtur në këtë janar, dicka për të cilin kompania i referohej se ishte shumë i lodhur.

Lagerfeld – i quajtur ‘Kaiser Karl’ dhe ‘Fashion Meister’ – u adhurua si një perëndi në qarqet e modës në mbarë botën deri në vdekjen e tij./Indeksonline/