12:54 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / C E

Vdes në moshën 85 vjeçare plaku nga Skenderaj, i njohur me videon e “fusnotës”

Në moshën 85 vjeçare nga ndërruar jetë Asllan Zeka nga fshati Murg i Skenderajit.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Shok e miq te nderuar me 23.11.2020 ka ndrru jet prindi jon shoku juaj miku juaj Asllan Zeka fshati Murg varrimi behet ne ora 15:00 dit e han kush ka mundesi te merrni pjes ne ceremonin e vorrimit ju faleminderit. Nga familja Zeka”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Asllan Zeka u bë i njohur në rrjetet sociale gjatë vitit 2012 me një video të publikuar derisa u pyet për termin e “fusnotës”. /IndeksOnline/