15:23 / E Martë, 28 Mars 2023 / k.v

Vdes në rrethana të dyshimta një person në Vushtrri, ende s’dihet identiteti

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot në fshatin Vërmicë të Vushtrrisë.

Policia ka pranuar informacionet për gjetjen e një trupi të pajetë në këtë fshat rreth orës 11:00.

Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.