09:28 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Vdes nga COVID-19, mësimdhënësi nga Gjilani

Edhe një qytetar nga Kosova, ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Bëhet fjalë për një mësimdhënës nga komuna e Gjilanit, Ilmi Brahimi.

Ai ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku s’arriti ta fitojë betejën me virusin që çdo ditë po merr jetë.

Ndryshe, deri tash nga IKSHPK janë konfirmuar 948 viktima, e të infektuar mbi 36 mijë./Indeksonline