10:39 / E Enjte, 21 Janar 2021 / R

Vdes nga COVID-i piktori i njohur shqiptar

Ka vdekur piktori i njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë, Mustafa Arapi, i cili prej ditësh luftonte me COVIDIN-19.

I lindur më 23 korrik 1950 në Tiranë, Mustafa Arapi u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë. Pas studimeve ai dha kontributin e tij të vyer në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë, si restaurues i veprave të artit bizantin, për t’u rikthyer sërish në pozicionin e shefit të Sektorit të Artit, po në Institutin e Monumenteve të kulturës në vitet 1993 – 2006.Aktiviteti i tij professional ka qenë mjaft i gjerë. Artikujt e tij me karakter të mirëfilltë shkencor janë të panumërt.

Mustafa Arapi ka lënë gjurmën e tij edhe si dijedhënës i brezit të ti, duke punuar si profesor i pikturës në Akademinë e Arteve, nga viti 1985 deri më 1991. Largimi nga jeta i Mustafa Arapit është jo vetëm trishtim, por një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për trashëgiminë kulturore shqiptare.