21:30 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / AR

Vdes nga kanceri dizajneri i Louis Vuitton

Ka vdekur nga kanceri Virgil Abloh, drejtori artistik i Louis Vuitton për koleksionin e veshjeve për burra dhe drejtori ekzekutiv i Off-White.

Ai vdiq në moshën 41 vjeçare, transmeton Indeksonline.

“LMVH dhe Off White” kanë dhënë lajmin përmes një postimi.

“LVMH dhe Off-White janë të trishtuar për të njoftuar vdekjen e Virgil Abloh, të dielën, më 28 nëntor, nga kanceri me të cilin ai luftonte privatisht prej vitesh.”

Virgil Abloh ishte dizajner, DJ dhe sipërmarrës amerikan, i cili ka qenë drejtor artistik i koleksionit të veshjeve për burra të Louis Vuitton që nga marsi 2018. Abloh ishte gjithashtu drejtori ekzekutiv i labelit me bazë në Milano, Off-White, një shtëpi mode të cilën themeloi në vitin 2012.

Ai ishte amerikani i parë me origjinë afrikane që ishte drejtor artistik i një shtëpie mode luksoze franceze./Indeksonline/