Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion
Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan.
Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, një dëshmitare ka raportuar se viktima femër kosovare në rrethana të pa njohura pa pritur është shtrirë në tokë, transmeton IndeksOnline.
“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare në rrethana të pa njohura pa pritur është shtrirë në tokë. Ekipi emergjent kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.”, thuhet në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion.

