08:41 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / L K

Vdes një grua në vendin e punës, policia heton rastin

Ka ndërruar jetë një grua në vendin e punës, në komunën e Gjilanit. Policia ka njoftuar se vdekja është konstatuar në zyrën e viktimës.

Trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga policia.

“Është raportuar se  viktima femër kosovare derisa ka qenë në punë, në zyrën e saj, ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.