75 Mall Live Search
20:50 / E Enjte, 19 Mars 2026 / B XH

Vdes një nga bashkëpunëtorët me të afërt të Jose Mourinhos

Ka vdekur në moshën 67-vjeçare Silvino Louro, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të José Mourinho.

Ish-portieri portugez, i njohur për rolin e tij si trajner i portierëve ka qenë pjesë e stafit teknik të Mourinhos në disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Chelsea F.C., Inter Milan, Real Madrid dhe Manchester United.

Louro konsiderohej si një figurë kyçe në sukseset e Mourinhos ndër vite, duke kontribuar në zhvillimin dhe përgatitjen e portierëve në nivelet më të larta të futbollit botëror. /IndeksOnline/