16:35 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / AR

Vdes një person në Gjakovë, Policia nis hetimet

Është gjetur pa shenja jete një person ne Gjakovë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Rreth ores 13:00 është gjetur trupi i pajetë. Ne vendngjarrje ka dalë policia dhe autoambulanca e cila ka konfirmu vdekjen. Hetimet janë ne vijimesi.

Per info tjera ju njoftijmë ne vazhdimesi”, u shpreh ai.

Ndryshe, Indeksonline”, mëson se bëhet fjalë për personin me inicialet L.C i moshës rreth 60 vjeçare.

Afër trupit të tij është gjetur një armë zjarri- revole.