10:08 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vdes një shtetas i Shqipërisë në Kosovë, ishte duke punuar në një shtëpi

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një lëndim të rëndë trupor.

Një shtetas i Shqipërise derisa ishte duke punuar në jë shtëpi private është rrëzuar, dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore, shkruan IndeksOnline.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Fsh. Isniq, Deçan 29.09.2020 – 11:00.  Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktimës ndihma e parë mjekësore  iu ka dhëne në Spitalin Rajonal në Pejë, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunal, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/