75 Mall Live Search
10:23 / E Premte, 18 Korrik 2025 / mp

Vdes një shtetase e Shqipërisë në Dragash, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Dragash, ku është gjetur pa shenja jete një femër, shtetase e Republikës së Shqipërisë.

“Nga Qendra e Mjekësisë Familjare është pranuar informata se nga familjarët, nga një fshat i brezit kufitar të Shqipërisë është sjellë një femër shqiptare shtetase e Shqipërisë pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore.

Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.