08:44 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / B O

Vdes njëri nga anëtarët e njohur të Bon Jovit

Grupi Bon Jovi ka njoftuar vdekjen e Alec John Such , basistit të parë dhe një prej anëtarëve themelues të grupit.

“Ne jemi të lënduar kur dëgjuam lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tonë të dashur Alec John Such . Ai ishte me ne që nga fillimi. Si një anëtar themelues i Bon Jovi, Alec ishte integral në formimin e grupit ,” thuhet në njoftimin e grupit.

John ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare.

Bon Jovi u krijua në New Jersey në 1983 dhe kishte hite me këngë si ‘Wanted Dead or Alive’ ose ‘It’s My Life’.

Alex John ndau rrugët me Bon Jovi në 1994 dhe u zëvendësua nga Hugh McDonald.

Arsyeja e vërtetë pse ai u largua nga grupi nuk u mësua kurrë.

Sidoqoftë, basisti performoi përsëri me Bon Jovi në ngjarje speciale , si në Rock And Roll Hall of Fame në 2018./Indeksonline/