09:20 / E Premte, 01 Korrik 2022 / B O

Vdes njëri nga gjashtë të lënduarit nga aksidenti me autoambulancën në Gjakovë

Ka ndërruar jetë njëri nga të lënduarit nga aksidenti i djeshëm më autoambulancën në Gjakovë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se deri te aksidenti ka ardhur pasi një veturë ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Indeksonline/