09:04 / E Diele, 29 Janar 2023 / LB

Vdes pas dy javësh gruaja që u përfshi në një aksident në Fushë Kosovë

Një grua që ishte përfshirë në një aksident më datën 16 janar, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Pas 12 ditësh trajtim, gruaja vdiq dje, përderisa po trajtohej në QKUK.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.