12:16 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vdes pasi bie nga ujëvara, duke tentuar të bënte një foto më të (Video)

Një 35 vjeçar vdiq pasi u rrëzuar nga një ujëvarë në Jug të Indisë, përderisa përpiqej të bënte një foto për mediat sociale.

Video tregon Ramjan Usman kagji, nga Ghatprabha aty pranë, duke u ngjitur në shkëmbin e ujëvarave të famshme të Gokak, në destinacionin popullor turistik të Karnataka.

Ai shihet duke e bërë rrugën e tij poshtë shkëmbit të ujëvarës, kur papritmas rrëshqet dhe bie, gjoja pasi miqtë e tij i thanë atij të lëvizë në mënyrë që të mund të merrnin një kënd më të mirë për fotografi.

Dëshmitarët okularë thanë se Kagj kishte filluar të ecte nëpër shkëmbin e ujvarës në mënyrë që të merrte një pamje më të mirë për fotografi.

“Unë mund të shija nga gjestet e duarve që shokët e tij po e nxisnin atë për të lëvizur më tutje, pasi donin të kapnin një pamje më të mirë në fotografi dhe më vonë të ngarkonin në mediat sociale. Pas aksidentit, kur u afruam afër vendit ku ra, ne i dëgjonim miqtë e tij të thonë: Ai nuk do të kishte humbur jetën nëse do të shtyhej në një këndë më të mirë”, ka thënë dëshmitari okular./Indeksonline/