20:59 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vdes personi që kishte mbetur në një shtyllë elektrike në fshatin Bërnicë

Ka ndërruar jetë personi i cili kishte mbetur në një shtyllë elektrike në fshatin Bërnicë të komunës së Prishtinës.

Indeksonline ka raportuar pak më parë lidhur me rastin, ndërsa vdekjen e tij e kanë konfirmuar nga ekipi mjekësor.

“Para pak çastesh, personi që kishte mbetur në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë është zbritur në tokë. Sipas ekipit mjekësor, është pa shenja jete”, u tha nga Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës për Indeksonline.

Rreth orës 19:30 ekipet emergjente ishin njoftuar lidhur me rastin dhe me të pranuar informatën kishin arritur në vendin e ngjarjes./Indeksonline/