09:51 / E Enjte, 26 Janar 2023 / AR

Vdes piktori i njohur shqiptar

Piktori i njohur shqiptar Daut Berisha, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e piktorit të shquar, Daut Berisha.

Vepra e tij do të jetojë përgjithmonë🕊️

Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik!”, shkroi Rama./Indeksonline/