16:09 / E Premte, 15 Janar 2021 / k.v

Vdes polici Fadil Syleviqi

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi është gjetur i vdekur sot.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se trupi i tij i pajetë është gjetur në periferi të Prishtinës.

Syleviqi ka pësuar sulm në zemër në një lokacion në mes Matiqanit e Badovcit.

Ai ka qenë duke ecur me një djalë të axhës së vet kur ka vdekur.