10:00 / E Enjte, 18 Janar 2024 / AR

Vdes producenti i njohur

Producenti britanik i teatrit Martin McCallum ka vdekur në moshën 73-vjeçare. McCallum bëri rreth pesëqind muzikale, duke përfshirë Cats, Les Miserables dhe The Phantom Of The Opera.

“Producenti vdiq më 14 janar i rrethuar nga familja e tij”, tha Shoqëria e Teatrit të Londrës (SOLT), transmeton Indeksonline.

“Në Martin McCallum ne kemi humbur një person të jashtëzakonshëm që ka formësuar me të vërtetë sektorin e teatrit,” tha drejtoresha e SOLT Eleanor Lloyd.

 “Martin do të na mungojë shumë, por trashëgimia e tij do të jetojë dhe do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm”, përfundoi ajo./Indeksonline/