17:00 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vdes Prof. Dr. Mujë Shala

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë Prof. Dr Mujë Shala. Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur djali i tij, Endrit Shala, shef i kabinetit të zv.Kryeministrit Fatmir Limaj. Varrimi i të ndjerit do bëhet nesër me datë 14.08.2018 në ora: 17:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Prof. Dr. Mujë Shala u lind më 15.09.1950 në fshatin Leqinë, Komuna e Skenderajt. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në Mitrovicë, kurse fakultetin e Mjekësisë në Beograd. Specializimin, Magjistraturën dhe Doktoraturën i ka përfunduar në Universitetin e Zagrebit.