13:09 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vdes profesori i njohur shqiptar

Mbrëmë në orët e vona u nda nga jeta Prof. Dr. Remzi Nesimi.

Kosovapress merr vesh se ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 4 shkurt, në orën 14:30, në varrezat e fshatit Odri, Tetovë.

Profesor Nesimi vlerësohet si një nga kolosët më të shquar të albanologjisë dhe më gjerë.

Ai është nismëtar dhe sëndertues i Kongresit të Njësimit të Gjuhës Shqipe. Nismëtar i themelimit të Akademisë Pedagogjike të Gjuhës Shqipe në Shkup, ku punojë gjithë jetën, por edhe organizator i dhjetëra konferencave, seminareve dhe kongreseve pedagogjike.