13:50 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vdes pronari i Klinikës së njohur në Istog, dy ditë pasi morën licensën për testime të COVID-19

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë 41 vjeçari nga Istogu, Albert Rexhaj.

Rexhaj ka ndërruar jetë në një nga spitalet e Turqisë.

Indeksonline mëson se i ndjeri ishte diagnostifikuar me Covid 19, por që kishte edhe sëmundje përcjellëse.

Albert Rexhaj ishte themelues i Poliklinikës “Biohit” e cila dy ditë më parë mori licensën nga Ministria e Shëndetësisë për të bërë testimet e COVID 19.

Varrimi i Albert Rexhajt pritet të bëhet ditën e premte. /Indeksonline/