Vdes shoferi i veturës, që u aksidentua në magjistralen Prishtinë-Shtime
Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka pranuar informatën se sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Grackë të Lipjanit.
Zëdhënsja e PK-së, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” këtë rast. Ajo ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një veturë e tipit ‘Opel Corsa.
Sipas saj, fatkeqësisht ngasësi i veturës i moshës 36 vjeçar ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Grackë të Lipjanit. Në aksident ka qenë i përfshirë një kamion dhe një veture e tipit opel corsa. Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e pranuara ngasësi i vetures R.U 36 vjec, ka ndërruar jetë. Njesiti i trafikut po meret me rastin”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/
Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Shtime, dyshohet për të vdekur (Video/Foto)