14:41 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vdes Slobodan Praljak, pasi piu helmin në Hagë (Video)

I burgosuri i Hagës Slobodan Praljak ka vdekur në spital pasi ai piu helmin.

Kështu kanë njoftuar mediat kroate citon Blic i Beogradit, duke iu referuar informacioneve jozyrtare.

Praljak ka pirë helm në sallën e gjykimit të Tribunalit të Hagës.

Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Praljak është njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës./Indeksonline/