13:21 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vdes themeluesi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Dr. Gazmend Shaqiri

Sot pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë profesori kosovar,Dr. Gazmend Shaqiri.

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në rrjetin Facebook drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari.

“Në emrin tim personal, të kolegëve dhe gjithë stafit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare më lejoni të ju shpreh ngushëllimet e mija, familjes, kolegëve dhe mbar popullit të Kosovës!
I përjetshëm qoftë kujtimi për Profesorin e nderuar!”, ka shkruar Rudari.

Ndryshe, Shaqiri ishte themelues i Klinës së Kirurgjisë Vaskulare në Republikën e Kosovës./Indeksonline/