09:31 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / A. M.

Vdes trajneri i basketbollit, Bardhyl Mjaku!

Ka ndërruar jetë trajneri i njohur i basketbollit, Bardhyl Mjaku.

Lajmi është bërë i ditur nga Klubi i Kaçanikut.

Varrimi i të ndjerit bëhet pas orës 16:30 në qytetin e Kaçanikut.

May be an image of 8 people, including Bardhyl Fadil Mjaku and people smiling

“Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Mjaku,

Të nderuar drejtues dhe anëtarë të KB “Kaçaniku”,

Të nderuar dashamirë të basketbollit dhe të sportit në përgjithësi në Kaçanik ,

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, shokut dhe mikut tonë Bardhyl Mjaku, andaj më lejoni që në emrin tim personal dhe në emer të kryesisë së K.B. Kaçaniku , që të ju shpreh ngushëllimet tona më të thella.

May be an image of 2 people, including Bardhyl Fadil Mjaku

Bardhi , siç njihej nga të gjithë në Kaçanik, dha kontribut të madh për basketbollin, fillimisht si basketbollist në epokën më të vështirë të saj, atë që njihet si periudha e sakrificës dhe e mbijetesës, e më pas edhe si trajner i shquar në edukimin dhe zhvillimin e gjeneratave të reja të basketbollit kaçanikas. Prandaj, humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen por edhe për K.B. “Kaçaniku”, klub në të cilin dha kontribut si basketbollist e pastaj deri në ditët e fundit si trajner.

Përkushtimi në punë, dashuria për basketboll, urtësia dhe profesionalizmi i tij bëjnë që Bardhi të mbetet gjithmonë në kujtesën e miqve, kolegëve dhe gjeneratave të reja, por edhe në historinë e basketbollit Kaçanikas.

Bardhi ishte i veçantë, sepse përveç që ishte i palodhshëm ishte person shumë pozitiv, ngase edhe atëherë kur atmosfera nuk ishte e mirë, ai dinte që me batutat e tij të veçanta gjithçka ta kthente në pozitivitet.

Në këto momente të vështira për ju, jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.

Zoti të mëshiroft shoku jonë.

Ymer Gërlica, Kryetar i K.B. Kaçaniku

May be an image of 15 people, including Bardhyl Fadil Mjaku and people smiling