75 Mall Live Search
22:28 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Vdes trajneri i njohur meksikan

Trajneri Ignacio Trelles Campos, i cili e udhëhoqi ekipin kombëtar të Meksikës në tri Kupa të Botës, ka vdekur në moshën 103-vjeçare.

Në popull i njohur si “Don Nacho”, Trelles e udhëhoqi Kombëtaren e Meksikës në 117 ndeshje ndërkombëtare.

Ai ishte trajner i Meksikës në turnet e Kupës së Botës më 1958, 1962 dhe 1966, si dhe ishte në krye të ekipit në turnet e futbollit të Lojërvae Olimpikë më 1964 dhe 1968.

Ish-klubi i tij Cruz Azul, të cilin e kishte udhëhequr drejt fitimit të titujve të njëpasnjëshëm në Primera Division më 1978-79 dhe 1979-80, njoftoi për vdekjen e tij.

Në përgjithësi, Trelles i fitoi shtatë tituj kampioni në Meksikë si trajner – që është rekord – ndërsa tre të tjerë si lojtar.