23:45 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vdes veterani i UÇK-së

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),  Refki Gashi, nga fshati Dubravë i Komunës së Suharekës.

Bëhet e ditur se varrimi i veteranit të ndjerë do të bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Dubravë.

Ndryshe, Refki  Gashi ishte vëllai i dëshmorit, Haxhi Gashi.