07:58 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vdes veterani më i vjetër i Amerikës

Veterani më i vjetër ushtarak i Amerikës ka vdekur në moshën 112 vjeçare.

Richard Overton ishte shtruar në spital javën e fundit për shkak të pneumonisë.

Overton ishte në të 30-tat kur vullnetarisht ju bashkua ushtrisë dhe ishte në Pearl Harbor pas sulmit japonez të papritur në vitin 1941.

Veteran i Luftës së Dytë Botërore shërbeu në Batalionin e aviacionit të 1887-të, nga viti 1942 deri më 1945, një periudhë që përfshinte ndalesa në Angaur, Palau; Peleliu, Mikronezi; dhe Iwo Jima, Japoni.

Në Ditën e Veteranëve në vitin 2013, siç raportoi FOX 7, ish-Presidenti Barak Obama e nderoi Overtonin para mijëra njerëzve.

“Shërbimi i tij në fushën e betejës nuk përputhej gjithmonë me respektin që meritonte në shtëpi. Por ky veteran mbajti kokën lart”, tha Obama.

Ai kishte jetuar në rrugën e tij që kur ishte kthyer nga lufta. Kjo rrugë u emërua në nder të tij për ditëlindjen e 111-të të vitit të kaluar.