17:42 / E Shtunë, 23 Maj 2020

Vdesin 107 pasagjerë nga rrëzimi i avionit, nxirret gjallë foshnja nga rrënojat

Një avion me 107 pasagjerë në Pakistan është rrëzuar teksa po afrohej për në destianacion, në aeroportin Karaçi.

Ndërkohë që një gazetar që po raportonte në vendngjarje pas një kordoni policie, mes tymt ka dalë një punonjës i ndihmës së urgjencës me një foshnjë në krahë.

Foshnja u gjend e gjallë nën rrënoja dhe kjo mund të quhet një mrekulli e Zotit, që një krijësë aq delikatë të arrijë të shpëtojë shëndoshë e mirë.

Pamjet tregojnë një skenë apokaliptike me zjarr, shtëpi të shembura dhe mbeturina të shpërndara nëpër rrugë. Ambulancat që ecnin me shpejtësi nëpër turmat e njerëzve.

Kryetari i Bashkisë së Karaçit tha se 107 pasagjerët e fluturimit PK8303 kanë humbur jetën pas përplasjes por disa familjarë pretendojnë se kanë komunikuar me të afërmit e tyre dhe ata janë gjallë.

“Gjëja e fundit që kemi dëgjuar nga piloti është se kishte disa probleme teknike”, është shprehur zëdhënësi i PIA, Abdullah H.Khan.

Shkaku i vërtetë që ka çuar në përplasjen e avionit nuk është bërë ende i ditur.