10:43 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / FR

Vdesin 6 persona dhe plagosen 10 të tjerë në një sulm rus në Kahrkiv

Gjashtë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur sot në mëngjes, pasi një sulmi rus në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Sipas Policisë ukrainase sulmi është kryer me dronë.

“Mëngjesin e sotëm u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 10 të tjerë, si pasojë e një sulmi natën në rrethinën Shevçenskivski”, tha kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov.

Terekhov u shpreh se nga ky sulm u goditën zonat e banimit, duke shtuar se “së paku nëntë ndërtesa të larta, tre konvikte, një numër i ndërtesave administrative, një dyqan, një pompë e benzinës dhe vetura u dëmtuan”.