21:57 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vdesin edhe dy persona të prekur me COVID-19

Edhe dy qytetarë të Kamenicës kanë vdekur sot si pasojë e virusit COVID-19.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati njoftoi për dy vdekjet e fundit duke theksuar se njëri ishte 74 vjeç, kurse tjetri 71.

Numri i personave që humbën jetën nga koronavirusi në këtë komunë ka shkuar në 8, transmeton Indeksonline.

“Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijësim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth.

Ruani më të dashurit tuaj duke #vendosurmaskën#mbajturdistancë e duke #pastruarduart.

Nushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre”, tha Kastrati.

Ky është bilanci me COVID-19 në Kamenicë

– 107 raste të identifikuara;
– 76 të shëruar plotësisht;
– 23 raste aktive;
– 8 të vdekur.