23:32 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

“Veç dije n’zemrën time mundesh me pushu, se t’tana copëzat e tua, ty t’i du”

Nuk është një nga ata këngëtarët që merr miliona klikime në kanalin Youtube, por këngëtari dhe kompozitori shqiptaro-francez Vlashent Sata ka një shpirt artisti.

Kënga e tij e fundit “Copëzat” vjen si melodia më e bukur e pranverës. Një tekst i thellë, kushtuar dashurisë, i thurur aq me mjeshtëri nga vet ai, teksa videoklipi bardhë e zi shpërfaq bukurinë e brishtë të femrës, në këtë rast prezantueses Dojna Mema.

Kënga po pëlqehet tej mase, teksa iu sjellim vargjet e kësaj kënge fantastike:

Sa fillon dita, e shikon dritën,

 prap ftyren tande e mblon

Mbrapa jastekut,

 vij un me t’zgju.

 M’largon dhe mu,

deri sa vjen vet.

Me sy mbyllur m’përqafon,

 trupat tonë bashkon.

Ma fort m’shtrëngon ti.

Sa herë t’shikoj n’sy qeshesh ti si dielli ma i ngrohtë

e plotë, e vogla ime,

e plotë je e madhe sa nje Botë,

e mos dysho në vete mos dysho kot,

se copëzat e tua t’kanë ba ça je ti

se copëzat e tua t’kanë ba kush je ti, sot.

 Ecën tuj kcy je krejt si fmi

 ban gjithë njerzit n’rrugë kokën m’e kthy

t’tanë don me i gzu kjo t’lumturon dhe nqs brenda teje asgjë nuk shkon,

 e je trishtu gjen ti dritën,

trishtimin me e shu, me ndriçu, ti.

E di s’asht’ e lehtë,

me ba sot besim n’njerëz,

merret për dobsi në t’vërtete

normal që ke frikë me m’tregu ti për vete,

me m’tregu ti dobsitë.

Veç dije n’zemrën time mundesh me pushu

se t’tana copëzat e tua, ty ti du.

Sa herë t’shikoj n’sy qeshesh ti si dielli ma i ngrohtë

e plotë, e vogla ime, e plotë je e madhe sa nje Botë,

 e mos dysho në vete mos dysho kot,

se copëzat e tua t’kanë ba kush je ti, sot.

Sa herë t’shikoj n’sy qeshesh ti si dielli ma i ngrohtë

e plotë, e vogla ime, e plotë je e madhe sa nje Botë,

e mos dysho në vete mos dysho në ne kot,

se copëzat e tua ti ruj unë se copëzat e tua ti ruj unë, sot.