20:31 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Veç fitore, asgjë tjetër

Milan-i do të kërkojë të blindojë vendin e tretë në kampionat në ndeshjen që do të luaje të shtunën në mbrëmje në fushën e Chievo-s.

Trajneri i kuqezinjve, Gennaro Gattuso, ka paralajmëruar ekipin e tij në konferencën për shtyp.

“Është një ndeshje shumë e vështirë dhe duhet ta fitojmë. Duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për të marrë tri pikët, por nuk do të jetë aspak e lehtë. Duhet të bëjmë kujdes, nuk mund të gabojmë”, ka thënë trajneri i “Djallit”.

“Nuk është vetëm Inter-i dhe Roma në garë, por edhe Lazio. Më vjen keq për Di Francescon, sepse ka marrë shumë rezultate të mira si trajner në Serinë A. Ranieri? Mendoj se është një trajner i rëndësishëm, ka realizuar një mrekulli sportive me Leicester-in dhe ka shumë eksperiencë. Më vjen mirë që është kthyer në kampionatin tonë” ka thënë Gatusso.