17:36 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Vedat Muriqi apel nga Turqia: Qëndroni në shtëpi!

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi po kalonte një sezon fantastik te skuadra e Fernebahçes, skuadër kjo që iu bashkua gjatë afatit kalimtar të verës.

Forma e mirë e tij, u ndal nga pandemia e koronavirusit e cila ka bërë që të pezullohet kampionati turk.

E Muriqi ka dhënë një mesazh për mediumin turk ‘Fanatik’.

E gjithë bota po kalon momente të vështirë. Ju lutem, respektoni rregullat dhe këshillat që na janë dhënë. Qëndroni në shtëpi me të dashurit tuaj”, shkruan ai në Twitter-in e “Fanatik”.

Vedat Muriqi është një nga tre golashënuesit më të mirë në Superligën turke. /IndeksOnline/