19:57 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vedat Muriqi ia siguron tri pikë të “arta” Fenerbahces

Fenerbahce ka mposhtur Denizlisporin me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës turke.

Për këto tri pikë të fituara më meritori ishte Vedat Muriqi i cili fillimisht ndihmi në golin e parë, e më pas realizoi vet.

Në minutën e 39-të, ylli i Kosovës preku shtyllën me kokë, ku më pas topi i kthyer e gjeti të lirë Cigerci i cili relizoi lehtësisht.

Vedati realizoi golin e dytë për Fenerin në minutën e 62-të, shkruan Indeksonline.

Vendasit ngushtuan rezultatin në minutën e 73-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Fenerbahce është në vendin e tretë me 14 pikë, tri pikë më pak se kryesuesi Alanyaspor.

Në anën tjetër, ky ishte goli i katërt i Vedat Muriqit këtë sezon në Superligën turke. /IndeksOnline/