16:48 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vedat Muriqi lajmërohet nga Stambolli, këto janë fjalët e tij për shokët e Kombëtares

Kosova nuk do të llogaris në sulmuesin Vedat Muriqi për dy ndeshjet e radhës kualifikuese.

Ylli nga Prizreni do të mungoj në ndeshjen kundër Çekisë dhe Anglisë për shkak të një lëndimi.

Muriqi është rikthyer në Stamboll për të bërë rikuperimin që të rikthehet sa më shpejtë në fushë.

25 vjeçari përmes rrjeteve sociale ka shkruar një mesazh për shokët e tij të Kombëtares dhe pamundësinë për të luajtur në këtë ndeshje.

I uroj sukses të gjithë shokëve të mi për ndeshjen e nesërme! Njëherësh, ndjej keqardhje që nuk do të mund të jap mund në fushë bashkë me ta në këtë përballje të rëndësishme. Përkrahje e plotë, përherë“, ka shkruar Muriqi.

Vedat Muriqi aktualisht është golashënuesi më i mirë i Kosovës me tetë gola. /IndeksOnline/