13:36 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Vedat Muriqi më i forti i llojit të tij në Turqi

Vedat Muqriqi është një titullar i padiskutueshëm te Sivaspor në Superligën turke.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar pesë gola në gjysmën e stinorit edhe pse skuadra e tij është në vendin e fundit në klasifikim.

Por Muriqi është i pari në Turqi sa i përket dueleve të fituara.

Prizrenasi ka fituar 151 duele në 17 javët e para të kampionatit, më shumë se çdo futbollist tjetër. /IndeksOnline/