Vedat Muriqi pranon ofertën e skuadrës turke pas takimit që kishte me kandidatin për president
Vedat Muriqi do të largohet nga skuadra e Mallorcas.
Mediat turke po raportojnë se ”Pirati” ka pasur një takim me kandidatin për president të Fenerbahches, Aziz Yıldırım, shkruan IndeksOnline.
Madje ai ka pranuar një rikthim te Fenerbahche, pas një sezoni fantastik që kishte me Mallorcan.
Por sipas raportimeve, problemi qendron se skuadra ishullore kërkon 18 milion euro.
Sulmuesi kosovar shënoi 23 gola këtë sezon, duke u renditur si golashenuesi i dytë më i mirë në La Liga, pas Kylian Mbappes./IndeksOnline/
Aziz Yıldırım ile görüşen Vedat Muriqi, Fenerbahçe'nin teklifini şartları görüşmeden kabul etti.
— gdhspor (@gdh_spor) May 28, 2026
Vedat Muriqi, kariyerini "Fenerbahçeli Vedat" olarak bitirmek istiyor.
🔗 Yağız Sabuncuoğlu pic.twitter.com/MQJcJsgQxF

