20:00 / E Diele, 31 Janar 2021 / C E

Vedat Muriqi reagon pas golit të parë në Serie A me Lazion

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka thyer akullin duke realizuar gola të njëpasnjëshëm me fanellën e Lazios.

Prizrenasi ka realizuar sërish sonte në fitoren 1:3 ndaj Atalantas, në takimin që u zhvillua në Bergamo.

Muriqi u inkuadrua në minutën e 80-të dhe golin e arriti tek pas tre minutave.

Ky ishte goli i parë në kampionatin elitar italian, Serie A për ish-futbollistin e Fenerbahces.

Pas këtij goli, Muriqi ka reaguar përmes llogarisë së tij në “Twitter”.

I lumtur me golin e parë në Serie A. Le të vazhdojmë tutje”, shkroi Muriqi në rrjetin social.