Vedat Muriqi reagon pas tërmetit në Turqi: Zemra ime është me të prekurit

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka reaguar pas tërmetit në Turqi duke iu uruar shërim sa më të shpejtë.
Muriqi, i cili për disa vite ishte në Superligën e Turqisë te Fenerbahce iu ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
“Dhimbja që përjetojmë është e papërshkrueshme. Lutjet e mia, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti… Shërim sa më të shpejtë për të gjithë. Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.”, shkroi ai në rrjetin social “Twitter”.
Yaşadığımız acı tarifsiz. Dualarım, kalbim depremden etkilenen herkesle… Herkese çok geçmiş olsun. Hayatını kaybedenlere Allah'tan rahmet, yaralılara acil şifalar dilerim.
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) February 6, 2023