00:02 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vedat Muriqit i “shpërthen” Instagrami pas kalimit te Fenerbahce

Vedat Muriqi ka qenë transferimi më i përfolur i verës në Turqi.

Ai vendosi të bashkohet me Fenerbahcen pas një sezoni shumë të mirë te Rizespor,

Kjo lëvizje ia ka rritur shumë aktivitetin në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Në një postim të bërë kur ishte në Rizespor, Vedati kishte marrë vetëm 4118 pëlqime, derisa në postimin e fundit i njëjti ka marrë hiq më pak se 103548 pëlqime, rreth 99.000 më shumë.

Vedat Muriqi debutoi me gol te skuadra e re në Superligën turke. /IndeksOnline/