19:12 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vedati i ‘Stupcave’- Çekëve: ‘N’mes kena me ju thy

Tifozët e Kombëtares së Kosovës kanë filluar festën edhe para fillimit të ndeshjes kundër Çekisë që Kosova e zhvillon sonte në ‘Doosan Arena’ në Plezn.

Aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami përmes rrjeteve sociale ka dhënë një mesazh interesant ndaj ekipit kundërshtar.

“Në pritje të ndeshjes Kosovë-Çeki midis kena mi thy”, ka shkruar me shaka aktori.

Ndeshja Çeki-Kosovës zhvillohet sonte në ora 20:45./Indeksonline/