75 Mall Live Search
12:42 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vedati i “Stupcave” përgatitet në ring për ndeshjen Kosova-Çekia

Kudo ku folët shqip ka nisur atmosfera për dy ndeshjet kualifikuese për “Euron 2020”.

Kosova për herë të parë në histori të futbollit e ka shansin të kualifikohet në Kampionatin Evropian të Futbollit, shkruan Indeksonline.

Dy ndeshjet më të rëndësishme Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë këtë javë kundër Çekisë si mysafir, ndërsa pret “luanët” e Anglisë në shtëpi.

Kur po bëhen përgatitjet e fundit për ndeshje është edhe aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami, që ka treguar se edhe ai është gati për ndeshjet.

Aktori i cili njihet si përkrahës i “flaktë” i ekipit të Kosovës ka ndarë një video në Instagram teksa shihet në ring, duke ushtruar boks.

 “Gati për ndeshje Kosovë – Çeki!”, ka shkruar aktori me shaka./Indeksonline/