13:12 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vedati i “Stupcave” përkrah Edon Zhegroves: Forca Kosova!

Kosova do të zhvillojë të enjten ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut e cila është e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës play-offit të Ligës së Kombeve.

E përkrahje për ekipin e futbollit kosovar ka treguar edhe humoristi i njohur, Vedat Bajarami, i cili njihet si tifoz i flakët i ekipit dhe futbollistëve.

Vedati ka postuar një fotografi ku shihet përkrah futbollistit Edon Zhegrova.

“Forca Kosova!”, ka shkruar Vedati i “Stupcave” në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/